Sport

De Biasi zbulon se çfarë i tha Lopetegui para sfidës Shqipëri – Spanjë

Gianni de Biasi ka zbuluar se trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, është frikësuar shumë për sfidën me Shqipërinë, ku në fund triumfuan spanjollët 2:0.

“Kam pasur një bisedë me trajnerin Julen Lopetegui dhe më ka thënë se ka pasur shumë frikë se si do të shkoj ndeshja ndaj nesh. Ai kishte shikuar ndeshjet me Danimarkën e Portugalinë dhe kishte frikë se si do të paraqiteshin ata ndaj nesh. Fakti se ai kishte frikë, tregon se jemi në rrugën e duhur”, tha De Biasi. /Express/