Gianni de Biasi dëshiron të përdorë taktikat e Jose Mourinhos ndaj Spanjës
Duke pasur parasysh forcën e Spanjës, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, do të tentojë që me taktika të Jose Mourinhos, t’i kundërvihet ‘La Rojas’, përcjell Gazeta Express.
Në konferencën për media para kësaj sfide, trajneri italian ka paralajmëruar se do ta parkojë autobusin para portës së Etrit Berishës.
“Spanja të detyron ta parkosh autobusin, por ne do e vendosim pa rrota për të mos pësuar”, tha De Biasi në konferencën për mediat të mbajtur një ditë para ndeshjes me Spanjën në “Loro Boriçi”.
“Diferencat janë të mëdha, por ne i njohim limitet tona. Ne do të dalim në fushë dhe do të luajmë ndeshjen tonë. Edhe ndaj Portugalisë situata ishte thuajse e ngjashme, por në fund ne arritëm të befasojmë duke fituar”, shtoi më tej italiani.