Sport

De Biasi nuk i ka shikuar ndeshjet e Kosovës

Gianni de Biasi nuk e ka shikuar asnjërën nga dy ndeshjet e fundit të Kosovës

Selektori i Shqipërisë, Giann de Biasi nuk i ka shikuar dy ndeshjet e fundit të Kosovës, ndaj Kroacisë (0:6) dhe Ukrainës (3:0), të zhvilluara në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

“Nuk kam pasur kohë të shoh dy ndeshjet e fundit. Kam pasur mundësi të shoh vetëm ndeshjen me Finlandën dhe më pëlqyen, madje morën edhe një barazim të bukur”, ka deklaruar strategu italian.

Shqipëria ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’e luan ndaj Izraelit, derisa Kosova do të jetë mysafire e Turqisë. /Express.