Sport

De Biasi: Mund të shënohej edhe një gol

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se kombëtarja kuqezi ka mund të shënojë fitore më të thellë kundër Lishtenshtajnit.

Strategu italian, i cili ndoqi ndeshjen në Elbasan Arena, tha se Shqipëria mund të kishte shënuar me lehtësi edhe golin e tretë, pasi më herët kishte parashikuar rezultatin 3:0 në favor të kombëtares kuqezi.

Ai tha se të ndjekësh ndeshjen nga tribuna është një ndjesi krejt tjetër. De Biasi ka thënë se nuk i ka dhënë këshilla Panuccit para ndeshjes, ndërsa me shaka u shpreh se i kishte thënë të fitonte të gjitha ndeshjet.