Gianni de Biasi ëndërron që ta drejtojë Kombëtaren e Anglisë
Në një intervistë për radion ‘Anch’io lo Sport’, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka thënë se do t’i pëlqente të ulej në stolin e ‘Tre Luanëve’, pas dorëheqjes së Hodgson.
“Nuk e di nëse ekziston një mundësi e tillë që unë ta drejtojë Kombëtaren angleze, por do të dëshiroja shumë”, ka thënë De Biasi.
“Në kontratën time me Federatën Shqiptare të Futbollit, ekziston një klauzolë që ta shkëpus kontratën nëse vjen ndonjë ofertë më e mirë. Por, largimi im nga kjo Kombëtare është shumë i vështirë, sidomos për shkak të lidhjes të fortë emocionale që kam me Kombëtaren shqiptare”, ka deklaruar De Biasi për radion ‘Anch’io lo Sport’, transmeton ‘Sportmediaset’.