Sport

De Biasi: Kosova është Shqipëri

Giann De Biasi, në një intervistë për të përditshmes sportive madrilene, AS, ka treguar se tifozët shqiptarë nuk duanë që Kosova dhe Shqipëria të garojnë ndaras.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA shqiptarët janë ndarë në dy tabore: Dardanë dhe Tifozët Kuq e Zi.

Kurse, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi thotë se shumica e tifozëve nuk duanë që Kosova dhe Shqipëria të luajnë veçmas.

“Është e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duan Kosova dhe Shqipëria të luajnë veçmas. Për shumë prej tifozëve tanë Kosova është Shqipëri”, ka deklaruar ai.

“Kështu që tani ata kanë dy zgjedhje, edhe pse motoja e tyre është “një komb, një ekip.”. Lojtarët kosovarë të cilët janë me ne nuk duan të ndryshojnë ekipin”, ka theksuar De Biasi.