Gianni de Biasi nuk është optimist për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin botëror 2018.
Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi nuk është optimist për kualifikimin e ekipit në Kampionatin botëror 2018. Por, ai krenohet me të arriturat e skuadrës deri më tani, nën drejtimin e tij.
“Aventura me Shqipërinë arriti majën pasi besoj se këta djem më shumë se kaq nuk mund të arrijnë, edhe pse në jetë nuk duhet të thuash asnjëherë ‘kurrë’”, tha ai në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Sampdorias, përcjell “lajmi.net”.
“Mendoj se problemi më i madh sot është të menaxhojmë këtë moment, që të mos mendojmë se jemi të aftë dhe të mundohemi të punojmë me të njëjtën intensitet dhe dëshirë që kemi bërë më parë. Nëse nuk humbim ato që janë karakteristikat tona, të punojmë për njëri-tjetrin, pa parë se çfarë bën njëri apo tjetri, ndoshta mund të kemi edhe tani ndonjë shans”, ka theksua ai. /Lajmi.net/