Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, do të heqë dorë nga kandidimi për kreun e Deçanit, ndonëse kohë më parë u tha se do t’i futet kësaj gare.
Burime të Gazeta Metro kanë bërë të ditur se ky vendim vjen, pasi tërheqja e secilit deputet të AAK’së, do t’i shkaktonte humbje kësaj partie sa i përket numrit të deputetëve në Kuvend dhe rrjedhimisht, një deputet i ri për partnerin e koalicionit, PDK’në.
I kontaktuar, Haradinaj është treguar i prerë, por që nuk e ka mohuar lajmin. Ai tha se AAK’ja është parti dhe dihet që për kandidatura vendos vetë partia.
Mirëpo, Haradinaj u pyet nga Metro se a do të pranonte të garonte nëse partia e propozon, pasi refuzimi është në dorën e vetë kandidatit, ai është treguar i prerë.
‘Më duket nuk më dëgjove. Vendos partia’, është përgjigjur Haradinaj, e përgjigje kjo krejt ndryshe nga herat tjera, kur ai konfirmonte se do të kandidonte për Decanin.