Ajo është njëra ndër modelet më të famshme shqiptare. Përveç kësaj ajo shfaqi edhe talentin e saj për muzikë.
Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren e njohur Afërdita Dreshaj e cila ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, transmeton Gazeta Express.
Afërdita ka kohë e cila është përkushtuar vetëm në jetën e saj private. Modelja shqiptare e cila është në lidhje me hokeistin çek Jakub Kindl me të cilin shumë shpesh shihen në pushime luksoze.
Së fundmi çifti i njohur nuk kanë bërë të ditur se ku gjenden momentalisht, mirëpo Jakub gjithmonë kujdeset që ta befasojë të dashurën e saj.
Një befasi të tillë Afërdita as që e kishte imagjinuar.
Jakub i kishte bërë befasi Afërditës motrën e saj Jehonën. Afërdita e Jehona janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kjo befasi e ka emocionuar atë shumë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Afërdita përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory.
“O Zot!!! Dashuria ime më befasoi mua me @jehonadreshaj ende jam duke qarë”, “O Zot!!! Çfarë befasie!!!”, ishin mbishkrimet që ka lënë Afërdita.