Sport

‘Dardanët’ e gozhdojnë Shakohoxhen (Foto)

Tifozët e Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’ janë vënë kundër komentatorit të Supersportit, Dritan Shakohoxha

 

Ai mbrëmë gjatë një debati në emisionin Opinion ka thënë se, ‘Dardanët’ deri dje ishin kuqezi, ndërsa si ndodhi që tashmë ata janë verdh e blu.

Ai po ashtu ka insistuar se duhet të ketë vetëm një skuadër dhe se lojtarët më të mirë duhet të luajnë për Shqipërinë.

“Deri dje Dardanët ishim me flamurin kuqezi, befas u bënë verdh e blu, a e kuptoni çka donë me thënë, a e kuptoni ku jemi apo jo” ka thënë Shakohoxha në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve të Kombëtares së Kosovës ‘Dardanëve’, të cilët kanë fyer rëndë Shakohoxhën dhe i kanë treguar atij se çfarë ka bërë Kosova për Kombëtaren shqiptare.

Ka pas edhe prej atyre që kanë thënë se patriotizmi i tij është fallc, duke kërkuar nga ai që të tregoi se ku ishte gjatë luftës në Kosovë. /Express/