Sport

Dallas Cawboys, ekipi më i pasur në botë, 4.2 miliardë dollarë

Dallas Cowboys, që nuk e ka fituar Super Bowl që nga viti 1996, vazhdon të jetë ekipi me i pasur në bote me vlerë prej 4.2 miliardë dollarë (3,7 Mds euro), sipas revistës ekonomike amerikane “Forbes”.

Ekipi teksan i Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL) ka progresuar me 5% në vit, duke siguruar te ardhura prej 300 milionë dollarë në 2016, sipas shifrave te “Forbes”.

Ai është para ekipit të basketbollit te New York Yankees (3,7 Mds USD) dhe klubit anglez të futbollit të Manchester United (3,69 Mds USD), që ka pasur një progres prej 11% në vit.

FC Barcelona mban vendin e 4-t (3,64 Mds USD), para rivalit te madh spanjoll, Real Madrid (3,56 Mds USD), që ka qenë në krye të klasifikimit mes viteve 2013 e 2015.