Kanë dal në shitje edhe 800 biletat e fundit për ndeshjen Turqi – Kosovë e vlefshme për eliminatorët e Botërorit “Rusi 2018”.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Antalya më 12 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim me shkrim, Federata Turke e Futbollit (TFF), ka konfirmuar se shitja e biletave online ka përfunduar dhe se tashmë ka nisur shitja e biletave në biletari.
Sportelet janë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 18:00, sipas orës lokale. Një person mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. Çmimet e tyre fillojnë nga 15 lira deri në 50 lira (5-15 euro).
Nga ana tjetër, në një postim në rrjetet sociale “Milli Takımlar” e cila është pjesë e TFF, ka deklaruar se 800 biletat e fundit janë nxjerrë në shitje.