Bleta Gashi, shoqja e cila rrahu këngëtaren Baby G tregoi dhe versionin e saj të gjithë ngjarjes së ndodhur në Dubai, ku tha se asgjë çfarë ka thënë Baby G nuk është e vërtetë, shkruan GazetaBlic.
Baby G tha se ajo e kishte rrahur pasi kjo kishte ngrënë në makinë, por Bleta Gashi ka një version tjetër.
“Edhe policia e ka parë çfarë lloj aktore je ti. Aty ishin plot njerëz që panë çfarë ndodhi dhe çfarë njeriu dreq je ti, e vërteta do të zbulohet së shpejti. Nuk mund ta kuptoj si njerëzit mund të gënjejnë, dhe të sillen sikur ata janë viktima. Unë kurrë nuk godas askënd që nuk më godet i pari, gënjeshtare dhe nuk kam arsye të bëhem xheloze për ty. ti je e parespektueshme në syrin tim dhe të familjes dhe luan rolin e viktimës në rrjete sociale. Arsyeja nuk ishte përsa ka ngrënë në makinë, por është se si ti je një person i pasjellshëm dhe i parespektueshëm”, ka shkruar Bleta Gashi në postimet e saj.
E pas këtyre, ka reaguar sërish Baby G përmes një postimi të bërë, ku është shprehur se nuk ka arsye pse të gënjejë, madje ajo ka shkruar babai i Bletës ka shkruar se e ka përqafuar në spital.
“Nuk ka asnjë arsye për mua që të gënjejë, ndërsa për ty ka. Madje në një pikë kur ndalove duke më goditur dhe unë rashë përtokë, ti bërtite duke thënë se do ta vrasësh veten. Nëse ti nuk ishe gabim pse duhej të bërtisje në atë mënyrë? Ndoshta ti tani thua jo, por ti edhe tre persona tjerë që ishin aty e dinë çfarë ti ke thënë dhe ke bërë dhe çfarë ka ndodhur. Është normale për ty të thuash gjithçka çfarë unë po them që ti më ke bërë mua, të thuash se unë të kam bërë ty. Për fund krijo storien tënde dhe mos më kopjo çfarë unë po them sepse çfarë më ndodhi mua nuk të ndodhi ty. Nëse unë kam bërë atë që ti po thua, atëherë pse nuk jemi në pozitën e njëjtë, por ti ishte në shtëpi duke u relaksuar, dhe unë në spital. Pse janë familja ime dhe shoqëria ishin të nervozuar, por babai yt më përqafoi kur më pa mua në spital. Unë do të publikojë fakte dhe nuk do e lë të kalojë me kaq. Nëse nuk do ishte artiste, do isha avokate.”, ka sqaruar sërish këngëtarja Baby G./Gazeta Blic