Mbrojtësi brazilian ka mbërritur në Milano për të nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri.
Dalbert ka mbërritur dje në Itali, ndërsa sot është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me Interin.
Sipas Gazzetta dello Sport, braziliani do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me zikaltërit dhe do të përfitojë 1.2 milionë euro në vit, transmeton KosovaPress.
Për ta transferuar Dalbertin në San Siro, Interi i ka paguar klubit francez Nice 20 milionë euro plus bonuset, ndërsa ai pasi të kalojë testet mjekësore do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në Appiano Gentile.





















