Aktuale

Dain të provojnë skafin, zhduken në det biznesmeni vlonjat dhe ndihmësi i tij

Dy persona janë zhdukur në Durrës teksa kishin dalë në det të provonin një skaf.

Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin vlonjat Adriano Jaho, 52 vjeç dhe ndihmësin e tij Ariseld Maze, 28 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur më datëë 4 korrik, kur ata kishin dalë herët në mëngjes në det për të provuar skafin e saporiparuar në një servis. Por që prej asaj dite nuk ka kontakt me ta.

Policia ka nisur ndërkohë kërkimet. Dyshohet se ata mund të jenë mbytur.

the authorE B