Daily Mail është tallur me futbollistët e Anglisë, të cilët pavarësisht eliminimit mbanin orë deri në 50 mijë funte.
Lojtarët anglezë nuk arritën dot të jepnin atë shkëlqim që pritej nga ta në fushën e lojës, por orët e tyre janë të jashtëzakonshme. E si mos të bien në sy kur vlera e tyre arrin deri në 50 mijë funte.
Është pikërisht Daily Mail ajo që përmes një shkrimi ironizon lojtarët anglezë të cilët sipas saj nuk dhanë atë që duhej në Francë, por që janë fokusuar më tepër tek shoping.
Anglezët janë kritikuar gjerësisht për mënyrën e eliminimit të tyre nga Euro 2016, prej Islandës në 1/8. /Express/
