Një ditë më parë, pikërisht më 18 qershor u festua Dita e Babit.
Shumë yje të njohura i keni parë teksa bëjnë një urim për babanë, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri vjen me një urim shumë të veçantë e krejtësisht ndryshe.
Ajo në vend të urimit për babin e saj ka bërë një urim për nënën.
Ajo në profilin e saj në Instastory kishte postuar një fotografi të nënës së saj duke i lënë një emoji të kurorës në kokë.
Festën e babit Dafina ia kishte uruar nënës së saj.
“Urime ditën e baballarëve MBRETI IM! Për shkak të qenit një nënë dhe baba e jashtëzakonshme. Një grua e mrekullueshme që i bëri të dyja”, kishte shkruar Dafina.
Ndryshe këngëtarja e njohur, ka kohë që është duke jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Projekti i saj i fundit është “Four Season”, i cili është pritur shumë mirë nga fansat e saj./Gazeta Express/