Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic po merr pjesë në Samitin i Londrës ka thënë se për afrimin e shtetit të tij me BE’në, kyç është dialogu me Kosovën.
Dacic i cili njihet për deklaratat e tij nxitëse karshi Kosovës dhe së fundi lobimin e tij ndaj tërheqjës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga disa shtetet afrikane sot në
“Nëse kemi sukses në dialog, proceset e tjera demokratike do të shikohen më pak”, ka thënë Dacici në një panel diskutimi në Londër në kuadër të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Organizatorët kanë shmangur një panel të përbashkët me ministrin e jashtëm kosovar, i cili ishte në diskutim bashkë me ministrat e jashtëm të Bosnjës e Shqipërisë. Ndërkohë, Dacic është pjesë e panelit bashkë me ministrat e jashtëm të Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.