Aktuale

Daçiq: Surinami tregoi se mund të shkohet në drejtim të kundërt

Vendimi i Surinamit që ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran tregon se ky proces mund të ecë edhe në drejtimin e kundërt, vlerësoi mbrëmë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

“Ky është tregues se ai proces (i njohjes) mund të shkojë edhe në drejtim të kundërt dhe prandaj kjo ngjarje është e rëndësishme”, tha Daçiq në televizionin publik serb RTS, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, shumë vende nuk janë të informuara dhe nuk hyjnë në esencën e problemit me të cilin ballafaqohet Serbia kur është fjala për Kosovën dhe marrin vendime nën presione dhe nën ndikimin e fuqive të mëdha, të cilat vendime “shpesh edhe nuk i mendojnë sa duhet”.

the authorE B