Ministri i Jashtmë në Serbi, Ivica Daçiq, ka thënë se situata në Ballkan po shkon kah ‘fuqia e barutit’ e që, sipas tij, po shkakton një gjendje delikate, por që, sipas tij, shteti serb po punon në zgjidhjen e problemeve.
Ai tha se në këtë gjendje janë dy zgjidhje: ose ta prekim siguresën dhe të gjithë të fluturojnë në ajër, ose që me anë të dialogut të zgjidhin problemet, transmeton Lajmi.net.
“Serbia do ta zgjedhë këtë opsionin e dytë”, tha Daçiq duke pretenduar se Beogradi po angazhohet për ruajtjen e stabilitetit.
“Ne jemi fqinjë dhe shpresoj që të kemi një të ardhme të përbashkët”, shtoi ministri i jashtëm serb për agjencinë italiane të lajmeve Ansu.
Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se po synohet që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.