Sport

Cutrone ia siguron tri pikë Milanit në fund të ndeshjes

Milani e ka mposhtur 3:2 Rjekën në “San Siro”.

Talenti i ri i Milanit, Patrick Cutrone, ia ka siguruar tri pikë skuadrës së Montellas duke shënuar golin e fitores në minutën e 94’, për rezultatin përfundimtar 3:2.

Kuqezinjtë kishin epërsinë e dy golave deri në minutën e 84’. Andre Silva në minutën e 14’ dhe Mateo Pablo Musacchio në minutën e 53’të shënuan për Milanin.

Por, mysafirët befasuan vendasit duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 84’ përmes Boadu Maxwell Acosty dhe 90’ nga penaltia përmes Josip Elez.

Por, në minutat shtesë, në skenë doli i riu Cutrone duke ia siguruar kështu tri pikë Milanit.

Pas kësaj fitore Milani ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve dhe është lider në Grupin D. /Gazeta Express/