Sport

Cristiano Ronaldo takohet me presidentin Fiorentino Perez

Cristiano Ronaldo ka shtruar një kërkesë te presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në takimin e tyre.

Reprezentuesi portugez, i cili u rikthye në aksion mbrëmjen e kaluar pas ndëshkimit me pesë ndeshje mos-lojë muajin e kaluar, ka kërkuar të bëhet numri 9 i klubit, transmeton portali arbresh.info.

32-vjeçari ka shënuar dy herë në fitoren kundër Apoelit në Ligë të Kampionëve.

Real Madridi është aktualisht pa sulmues për shkak se bartësi i fanellës me numër 9, Karim Benzema, është jashtë fushës si pasojë e lëndimit në kofshë të këmbës.

Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Ronaldo ka një zgjedhje për problemet në sulm të Realit. Golashënuesi më i mirë i klubit dëshiron pozicionohet në qendër duke marrë fanellën me numër 9 në vend të qëndrimit si anësor.

Gazeta e lartpërmendur thotë se Ronaldo ka qenë në një takim me Perezin për të informuar presidentin e Real Madridit rreth kërkesës së tij. Perez ka dëgjuar yllin e tij dhe i ka thënë trajnerit Zinedine Zidane se nuk do të nënshkruaj me një sulmues të ri për shkak se Ronaldo dëshiron të luaj në qendër.

Zidane pretendoi mbrëmjen e kaluar se Ronaldo mund të shënonte më shumë kundër Apoelit nëse ishte plotësisht i përgatitur.

“Nëse ai do të ishte në një formë më të mirë, ai do të shënonte katër gola”, ka thënë trajneri francez.

“Ai është më i miri në botë, ai gjithmonë është këtu kur ne kemi nevojë për të, ai gjithmonë shënon gola. Ne e dimë se çfarë ofron Cristiano”, përfundoi Zidane.

/arbresh.info/