Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventus.
Diario Gol raporton se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Juventus, me PSG dhe Manchester Unitedin si opsionet e mundshme për t’u transferuar, përcjell lajmi.net.
Bëhet e ditur nga Ronaldo ka një ofertë nga kampionët e Ligue 1, PSG, të cilët dëshirojnë portugezin si partner të Kylian Mbappe.
Ronaldo gjithashtu ka marrë një propozim nga ish klubi i tij, Manchester United, dhe 35 vjeçari do të dëshironte t’i kthente ditët e lavdisë në ‘Old Trafford’, megjithëse kjo varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Ylli portugez te Juventus është transferuar në vitin 2018 nga Real Madrid.





















