ShowBiz

Cozman në xhirime të klipit të ri, për herë të parë me kamerë 8K (Foto)

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, po xhiron videoklipin e ri.

Ai ka hyrë në xhirimet e klipit të ri me produksionin Max Production.

Telegrafi mëson se ky videoklip do të jetë i pari ndër artistë shqiptarë që do të realizohet me kamern 8K Helium.

Kamera e re e teknologjisë së fundit pa dyshim se është risi për tregun muzikor shqiptar.

Kënga është punuar nga vet reperi me Kicon në studion BigDeal Records dhe është këngë shumë ritmike.

Cozman ka qenë i zënë gjatë verës me shumë koncerte të cilat po vazhdojnë edhe pas sezonit në diasporë. /Telegrafi/

the authorE B