Philippe Coutinho nuk do të kthehet më në Barcelonë pas huazimit nga Bayern Munich.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, fantazisti brazilian nuk ka më vend në ‘Camp Nou’, kështu që duhet të kërkojë skuadër të re pas përfundimit të huazimit te Bavarezët, transmeton lajmi.net.
Me të parë situatën e 28 vjeçarit, dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Chelsea, janë hedhur në sulm për kartonin e lojtarit.
Shuma që këto dy klube ofrojnë për shërbimet e ish-futbollistit të Liverpoolit kapë shifren e 77 milionë funteve, para këto që nuk pritet të refuzohen nga klubi katalunas.
Duke u bazuar nga raportimet e disa ditëve më parë të tabloidëve britaneze, Barcelona është gati të pranojë secilën ofertë që kalon mbi shifrën e 70 milionë eurosh, detaj ky që rrit shanset për një kthim të brazilianit në Angli.
Që prej largimit nga Liverpool në vitin 2018, Coutinho asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij as në Barcelonë, as në Bayern ku luan si i huazuar.