Coutinho është prioriteti i PSG-së për verën e 2018.
Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, është prioriteti kryesor i Paris Saint Germainit për verën e vitit 2018, raporton “Telefoot”.
Raportohet se tashmë ka pasur kontakte mes palëve dhe francezët shpresojnë se miqësia me Neymarin do të ndihmojë që Coutinho të transferohet në Francë e jo në Barcelonë, që po kërkohet me ngulm edhe nga katalunasit.
PSG është duke tentuar që në janar t’i transferojë Wendel nga Fluminense dhe Joao Marion nga Interi. /Gazeta Express/