Jurgen Klopp ka konfirmuar mungesën e yllit brazilian.
Philippe Coutinho nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për derbin me Manchester Cityn që Liverpooli e zhvillon këtë të shtunën.
Këtë lajm e ka bërë të ditur trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp në konferencën për shtyp që ka mbajtur sot.
“Ndeshja ndaj Cityt është shumë e rëndësishme por ende është herët që ai të kthehet dhe besoj që as në takimin ndaj Sunderlandit të hënën nuk do të luajë”, ka thënë Klopp.
Ai gjithashtu ka njoftuar se edhe mbrojtësi Joel Matip do të qëndrojë jashtë kësaj sfide.