Të dy futbollistët pritet që edhe zyrtarisht të veshin fanellën blaugrana.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Pep Segura, ka konfirmuar që klubi është shumë pranë transferimit të Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles.
Largimi i Neymarit drejt Paris Saint-Germain ka bërë që Barça të vihet në kërkim të këtyre dy futbollistëve, ndonëse deri më tani ka hasur në shumë vështirësi si me Liverpoolin ashtu edhe me Dortmundin që kanë në pronësi lojtarët, transmeton KosovaPress.
“Coutinho dhe Dembele, janë afër. Shpresojmë se shumë shpejt ata do ta veshin fanellën e Barçës”, ka thënë Segura.
“Derisa marrëveshjet të mbyllen unë nuk mund të them asgjë. E dimë që duhet ta përforcojmë skuadrën dhe po punojmë në këtë drejtim”, ka shtuar ai.