Jamie Carragher mendon se Philippe Coutinho do t’i bashkohet Barcelonës
Jamie Carragher, legjenda e Liverpoolit, ka zbuluar se Philippe Coutinho do të largohet nga Liverpool dhe do të transferohet në Barcelonën.
Philippe Coutinho po shihet si paraardhës i Neymarit, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro.
“Unë nuk mendoj se ai do të shkojë. Kush nuk do të donte të shkonte në Barcelonë? “, tha ai për Sky Sports.
“Unë jam i sigurt, këtë verë apo verën tjetër, Philippe Coutinho do të transferohet në Barcelonë. Nuk ka asgjë të keqe me të. Ky është futboll”, ka theksuar Carragher. /Express/