Sport

Coutinho dëshiron të largohet nga Liverpooli

Philippe Coutinho dëshiron të largohet nga Liverpooli.Futbollisti brazilian ka vendosur të mos luajë më për “Reds” në përpjekje të sigurojë kalimin te Barcelona, klub që ka paraqitur ofertë për transferimin e tij.

“Mundo Deportivo” ka publikuar lajmin se Coutinho është i gatshëm të mos luajë më për Liverpoolin.Ai ka paraqitur kërkesë për largim nga klubi dhe e ardhmja e tij do të vendoset në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.