Sport

Costa sërish ia dhuron fitoren Chelseat, mposhtet Liverpooli

Chelsea ka shënuar fitorre të vështirë 2:1 kundër Watfordit në udhëtim, ndërsa Liverpool është mposhtur nga Burnley me rezultat 2:0

Chelsea ka arritur që sërish të fitojë në minutat e fundit, me golin e po të njëjtit sulmues Diego Costa.

Skuadra londineze ka mposhtur Watfordin në udhëtim me rezultat 2:1, me golat e sulmuesit belg, Batshuayi dhe atij spanjoll Diego Costa, ndërsa golin e vetëm për skuadrën vendëse e shëno Capoue.

Chelsea tashmë ka dy fitore në dy ndeshjet e para, duka u renditur në pjesën e parë të tabelës me 6 pikë.

Në anën tjetër, Liverpool ka pësuar humbjen e parë, pasi është mposhtur në udhëtim nga Burnley, me golat e Vokes dhe Gray.

Fitore në ka shënuar edhe Tottenham, që mposhti 1:0 Crystal Palace, me golin e Wanyama.