Diego Costa do të kthehet në Atletico Madrid
Atletico Madrid është pranë rikthimit të Diego Costas. Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, sulmuesi do të rikthehet në klubin madrilen, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, ai nuk do të ketë të drejtë të luajë deri në janarin e vitit të ardhshëm, përcjell “Express”
Atletico Madrid është i dënuar nga regjistrimi i përforcimeve deri në fillim të vitit 2018. Por, Diego Simenone po mendon që Costan ta huazoj te ndonjë klub tjetër deri në janar.
Costa ka qenë pjesë e Atletico Madridit mes viteve 2010-2014. Ai me këtë klub ka luajtur 94 ndeshje dhe ka shënuar 43 gola. /Express/





















