Sport

Costa, futbollisti i vetëm që ‘guxoi’ të dyshonte te Ronaldo

Douglas Costa mund të cilësohet futbollisti i vetëm që ka ‘guxuar’ të dyshojë në Cristiano Ronaldon.

Ylli brazilian ka thënë se ka pasur dyshimet e tij për blerjen e Cristiano Ronaldos për 100 milionë euro nga Juventusi verën e kaluar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë për 100 milionë euro iu bashkua Juventusit nga Real Madrid, për t’u bërë futbollisti i vetëm 34 vjeçar, për të cilin është paguar ndonjëherë një shumë kaq e madhe.

“Besoni apo jo, por kur u bisedua për ardhjen e Cristiano Ronaldos, unë pyeta: cila do të jetë tashmë situata në dhomën e zhveshjes”, ka deklaruar Costa.

“Ne të gjithë duhet ta duam njëri-tjetrin si shokë ekipi, sepse të tërë kërkojmë një vend në ekip, por Cristiano i fitoi të gjithë shumë shpejt. Ai është një djalë i thjeshtë dhe që dëshiron vetëm të fitojë. Juventusi po kërkonte një lojtar me mentalitetin e tij, kështu që ai na ka dhënë shumë”, tha Costa./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli