Sport

Cordoba: Këto tri skuadra do të luftojnë për Scudetto

Ivan Cordoba beson se “Juventus, Napoli dhe Inter kanë diçka më shumë se skuadrat tjera”, por ndjen se Nerazzurrët mund të përmirësohen edhe më shumë.

Të tri skuadrat fituan katër ndeshjet e para këtë sezon, hera e parë që ndodh kjo që nga viti 1960.

Cordoba, që ka shpenzuar 13 sezone me Interi, duke fituar tripletën në vitin 2010, foli për “Gazzetta dello Sport” për favoritët e Serie A për edicionin 2017/18.

“Interi do të ketë sukses nëse synimi i tyre do të jetë për Scudetto. Nëse synoni vendin e parë, ndoshta përfundoni në të tretin”, tha Cordoba.

“Favoritët në Serie A? Renditja tregon se Juventus, Napoli dhe Inter kanë diçka më shumë se skuadrat tjera”, shtoi ish lojtari i Interit. /Gazeta Express/