Mbrojtësi i krahut të djathtë do të jetë përforcimi i radhës i Milanit.
Milani nuk ka të ndalur. Transferimi i shtatë në këtë afat kalimtar, është shumë pranë zyrtarizimit me ‘rossonerët’.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Andrea Conti i cili do t’i bashkohet Milanit, pasi të kryejë testet mjekësore.
Conti, do t’i kushtojë Milanit plotë 24 milionë euro. Në prononcimin e tij për media ai tha se ndjehet shumë i lumtur që do të bëhet pjesë e Milanit dhe se kjo ka qenë një ëndërr e tij.
Milani ka transferuar nga Atalanta këtë verë edhe mesfushorin Franck Kessie.