Sport

Conti dëshiron Milanin

Menagjeri i Andrea Contit, Mario Giuffredi ka deklaruar se futbollisti i Atalantas dëshiron vetëm Milanin dhe thotë se trajneri, Gian Piero Gasperini duhet të jetë realist, transmeton zeri.info

Mbrojtësi i krahut shënoi tetë gola dhe kontriboi me katër asisistime në 33 paraqitje gjatë edicionit të kaluar dhe ka tërhequr vëmendjen e Milanit.

“Koha e Contit tek Atalanta ka mbaruar.”, deklaroi Giuffredi.

“Pavarësisht se iu jemi mirënjohës klubit për gjithçka, Atalanta nuk është më në mendjen e tij. Ai dëshiron vetëm Milanin dhe kështu duhet të bëhet. Milani është ëndrra e çdo lojtari dhe askush nuk mund ta ndal. Kërkoj një shpirt bashkëpunues mes Atalantas dhe Milanit, që ta gjejnë zgjidhjen, e cila i bën të lumtur të gjithë, por nuk mund të pranoj një trajner i cili nuk e lejon një futbollist ta realizoj ëndrrën e tij. Gasperini nuk mund të ndaloj një futbollist të arrij dëshirën e tij.”, shtoi menaxheri./Zëri