Sport

Contes i plotësohet dëshira, Vidal arrin marrëveshje me Interin

JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 09: Arturo Vidal of Barcelona in action during the Supercopa de Espana Semi-Final match between FC Barcelona and Club Atletico de Madrid at King Abdullah Sports City on January 09, 2020 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Inter thuhet se ka arritur një marrëveshje me Arturo Vidal, i cili aktualisht po punon për të liruar veten nga marrëveshja me Barcelonën.

Përfaqësuesit e kilianit po përpiqen të ndërpresin kontratën e ish-mesfushorit të Juventusit me Blaugranët, por Nerazzurët nuk po humbin kohë.

La Gazzetta dello Sport pretendon se Vidal ka rënë dakord për një marrëveshje dy-vjeçare me Interin, me një mundësi rinovimi për një vit tjetër.

Gazeta thotë se marrëveshja do të jetë me vlerë 6 milionë euro në sezon dhe Antonio Conte shpreson ta ketë 33-vjeçarin në dispozicion kur Interi të rifillojë stërvitjen më 7 shtator. /Lajmi.net/