Sport

Conte: Më vjen keq për djemtë, pasi dhanë gjithçka

”Me vjen keq për djemtë, pasi dhanë gjithçka kishin mundësi ndaj një skuadre të fortë”.

Kështu është shprehur seleksioneri i Italisë, Antonio Conte, për mikrofonin e Rai Sport pas ndeshjes.

‘Këta djem ishin tepër të impenjuar, të nderuar për fanellën dhe dhanë gjithçka që kishin mundësi. Bilanci? Do ta bëjnë të tjerët. Jam i kënaqur me këtë përvojë. Kjo pankinë me ka dhënë gjithnjë emocione. Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”, theksoi Conte, i cili tashmë do të marrë drejtimin e anglezëve të Celsit.