Sport

Conte tregon si e përmbysën Atleticon

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është shprehur shumë i lumtur për fitoren 1:2 ndaj Atletico Madridit

Italiani tha se fitorja ishte e vështirë, sepse pjesën e parë e mbyllën në disavanatazh 1:0, por loja e mirë e skuadrës në pjesën e dytë dhe koncentrimi u ndihmuan të fitonin.

Chelsea në pjesën e parë ishte duke humbur, por në pjesën e dytë fitoi me golat e Alvaro Moratas dhe Michu Batshuayi.

“Kur ju jeni duke humbur 1:0 është shumë e vështirë që të ktheheni, por ne vazhduam të luajmë mirë në pjesën e dytë dhe të jemi të koncentruar”, tha Conte pas ndeshjes.

Ai po ashtu tha se kjo fitore tregon se ata janë duke punuar në mënyrën e duhur, për të arritur objektivat e skuadrës. /Express/