Sport

Conte trajner i muajit në Premier Ligë

Antonio Conte është përzgjedhur trajneri më i mirë për muajin tetor.

Trajneri italian ka udhëhequr Chelsean drejt katër fitoreve në muajin tetor, që ka rezultuar edhe në ngjitjen në vendin e dytë në tabelën e Premier Ligës.

Gjatë muajit të shkuar, Blutë kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe nuk kanë pësuar asnjë gol të vetëm.

Muaji kishte nisur me triumfin në udhëtim te Hull City 2:0. Më pas dy ndeshje në Stamford Bridge, ndaj kampionëve të Leicester City (3:0) dhe Manchester United (4:0). Chelsea e ka mbyllur muajin tetor me fitore ndaj Southamptonit  me rezultat 2:0.

Kjo është hera e parë që Conte fiton këtë çmim prejse ka marrë drejtimin e klubit londinez në muajin korrik.