Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka lavdëruar shpirtin e skuadrës së tij në fitoren 1:0 ndaj Manchester Unitedit në Stamford Bridge.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Alvaro Morata, por skuadra e tij tregoi paraqitje shumë të mirë.
“Ishte fitore e rëndësishme. Kur ju luani ndaj Manchester Unitedi përherë është ndeshje masive. E dimë se sa skuadër e fortë është. Kjo fitore është e rëndësishme për vetëbesimin tonë. Treguam dëshirë dhe pasion për të fituar. Fituam apo humbëm, por shpirti duhet të jetë ky”, ka thënë Conte.
Chelsea aktualisht është i katërti në tabelë, një pikë prapa Tottenhamit dhe Unitedit. /Express/