Trajneri ka përpiluar listën me pesë futbollistët që i do në Stamford Bridge për sezonin e ardhshëm.
Pasi i ka treguar derën e largimit nga klubi Diego Costas, trajneri Antonio Conte kërkon pesë përforcime.
Sipas The Mirror, italiani, tashmë ka listën e lojtarëve që i do në skuadër për të përsëritur një sezon tjetër sikur ai i kaluari, ku Chelsea u shpall kampion i Anglisë.
Romelu Lukaku shihet si zëvendësuesi ideal i Diego Costas, derisa klubi londinez shpreson që ta transferojë belgun për 70 milionë funte nga Evertoni.
Meqenëse e ardhmja e Cesc Fabregas dhe Nemanja Matiq është në pikëpyetje, Conte kërkon edhe dyshen nga kampionati francez, Tiemoue Bakayoko dhe Marco Verratti.
Ndërsa për fazën e mbrojtjes, Conte i do Leonardo Bonuccin dhe Alex Sandron e Juventusit.