Sport

Conte: Dua të qëndroj në Chelsea edhe shumë vjet

Eksperti italian i futbollit, Antonio Conte, duket se ka hequr çdo dilemë sa i përket të ardhmes së tij.
Ai është shumë afër titullit në Premiership në sezonin e tij debutues në Angli dhe marrëveshja me skuadrën i vlen edhe për dy vjet.

Kohëve të fundit ka pasur spekulime se mund ta braktisë “Stamford Bridge” në fund të sezonit dhe të kalojë në Inter.

Mediat shkruajnë se klubi italian i ka ofruar 15 milionë euro për sezon, por Conte në konferencën për media para takimit kundër West Bromwich Albion deklaroi se dëshiron të qëndrojë në Chelsea edhe për një kohë të gjatë. “Kam kontratë edhe dy vjet.

Kur fillon në ekipin e ri, aty dëshironi edhe të qëndroni për një kohë të gjatë. Kjo është ajo që unë dua përfundimisht”, ka thënë eksperti italian i futbollit./KosovaPress/