Antonio Conte ka thënë se është i brengosur nga transferimet e mëdha të Manchester Cityt
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të shpenzojnë në blerjen e lojtarëve, nëse duan të jenë në hap me Cityn.
Ai tha se City po i merr lojtarët më të mirë dhe rezultatet po shihen.
“City i këtij sezoni është shumë i fortë, sikurse edhe sezonin e kaluar. City ka skuadër fantastike”, tha fillimisht Conte.
“Gjatë afatit kalimtar ata blenë lojtarët më të mirë dhe përmirësuan skuadrën e tyre. Për këtë arsye ne duhet të kemi kujdes, sepse nëse dëshironi të garoni me Cityn, atëherë ju duhet të punoni dhe të bëni zgjedhjet më të mira në fatin kalimtar”, u shpreh në fund italiani. /Express/