Chelsea ka fituar përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Atleticos me rezultat 2-1 duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Mirëpo edhe pse fitoi, trajneri Conte është ankuar pas ndeshjes, duke thënë se po penalizohet nga Federata Angleze duke zhvilluar derbin kundër Manchester Cityt vetëm pas dy dite.
“Antonio Conte u ankua mbrëmë se Chelsea po penalizohet padrejtësisht nga Premier League dhe BT Sport duke u detyruar të luajë në Manchester City të shtunën në mbrëmje”, ka shkruar Times.
“Conte është veçanërisht i pakënaqur në orar sepse mendon se nuk ka nevojë urgjente që ndeshja të luhet të shtunën, pasi javën e ardhshme do të jenë ndeshjet ndërkombëtare pa ndeshjet e mesjavës”, shtoi e përditshmja angleze. /IndeksOnline/