ShowBiz

Coldplay krenarë me performancat e Dua Lipës në turneun e përbashkët (Foto)

Grupi britanik, Coldplay, po zhvillon turneun botëror me dhjetëra koncerte.

Në këtë turne ata po shoqërohen nga Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e cila ka shkëlqyer në Britani të Madhe së fundmi me hitet e saj duke pushtuar top listat.

Dua po performon bashkë me grupin më të njohur britanik dhe është vet Coldplay që ka shprehur admirimin për paraqitjen e Duas në këto koncerte.

Grupi ka postuar një imazh të Duas në rrjetin social Instagram, ku u shpreh krenaria me performancat e bukuroshes shqiptare.

Dua Lipa po performon për herë të parë në nivele të tilla në stadiume të mëdha.

Ajo pritet të performojë në disa stadiume në turneun e saj personal vitin e ardhshëm, të cilat koncerte do të mbahen në Evropë.

Ndryshe, Dua suksesshëm depërtoi edhe përtej Atlantikut pas projektit “Neë Rules” që është projekti më i suksesshëm në karrierën e saj. /Telegrafi/

Dua Lipa! R42 #ColdplayBuenosAires

A post shared by Coldplay (@coldplay) on

the authorE B