Kanali CNN thotë se zyrtarët amerikanë shumë lehtë bien në grackë nëpërmjet e-maileve false.
Një prej e-maileve false është rasti i Xherad Kushner dhëndrit të Trump i cili duke iu drejtuar Tom Bossert këshilltarit të sigurisë së brendshme e ka ftuar atë në një mbrëmje në fund të muajit gusht. Nga ana e tij këshilltari Bossert është përgjigjur dhe ka pranuar ftesën.
Ndërkohë këshilltari i sigurisë së brendshme nuk është përgjigjur kanalit CNN për këtë rast. Një tjetër rast që ka shtuar tensionet në shtëpinë e bardhë janë e-mailet që Rience Prierbus i ka dërguar Anthony Scaramuccit dhe përgjigjja e këtij të fundit.
Sipas kanalit CNN me të tilla e-maile zyrtarët amerikanë shumë lehtë kanë rënë në grackën e hakerëve. Kanali në fjalë thotë se me të tillë shembuj duket qartë se sa lehtë amerikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit mund të bien në grackën e hakerëve.