Edhe një ndër mediat më të mëdha botërore, CNN, ka shkruar për ndeshjen e parë që Kosova e zhvillon si vendas, pavarësisht se luan në ‘Loro Boriçi’.
Me një përshkrim të shkurtër për Kosovën e pranuar në UEFA e FIFA në maj të këtij viti, televizioni prestigjioz CNN deklaron se shuam fëmijë kosovarë janë rritur me ëndrrën që të luajnë në ndeshje të tilla kualifikuese.
Prezantuesja rikujton se kjo ëndërr ishte e pa realizueshme për aq kohë sa UEFA e FIFA nuk e kishin pranuar vendin që të bëhet pjesë e tyre dhe se pavarësisht të gjithave, tashmë erdhi koha që Kosova të enjten do të luajë në shtëpi për herë të parë ndeshjen kualifikuese për botëror, edhe përkundër se ndeshja zhvillohet jashtë Kosovës.
Duke folur për CNN, Sekretari i Përgjithshëm i FFK’së, Eroll Salihu, deklaroi se është ndjenjë shumë emocionuese që Kosova po merr pjesë tashmë në garat zyrtare e barabartë me gjitha shtetet tjera.
Gjatë raportit për Kosovën, CNN kujtoi se Kosova fitoi medaljen e artë Olimpike në Brasil, ishte Xhudistja Majlinda Kelmendi ajo që bëri krenar gjithë shqiptarët.