Sport

Çmimi i lartë, Atalanta lë Berishën

Etrit Berisha ka bërë një sezon shumë të mirë me Atalantën, ndërkohë që me mbylljen e sezonit atij i përfundon kontrata dhe duhet të kthehet te Lacio.

Kryeqytetasit duan ta shesin ata, por kërkojnë rreth 7 milionë euro për kartonin e tij, shifër që vlerësohet si e lartë nga Atalanta, që në krahun tjetër po mendon të mbajë përfundimisht Pierluixhi Golinin, të cilën e ka huazuar nga Aston Vila.

22-vjeçari zor se do të kthehet në Angli dhe sipas “sportwitness.co.uk” kjo do të jetë një mundësi e mirë për portierin të luajë sezonin e ardhshëm.