Sport

Çmenduri: Neymar do t’i kushtojë PSG 500 milionë euro (Foto)

Neymar tashmë ka vendosur që të largohet nga Barcelona për të kaluar në PSG
Skuadra e PSG-së do të paguajë klauzolën e Neymarit prej 222 milionë eurove, për ta transferuar nga Barcelona.

Por, kjo shifër nuk është e gjitha që do t’i kushtojë PSG-së, e cila vetëm në Neymar do të shpenzojë deri në 500 milionë euro.

Këtu përfshihet klauzola e lojtarit, bonuset dhe paga e tij e jashtëzakonshme.

Me kontratën e re, Neymar do të përfitojë 575 mijë euro në javë, apo 27 milionë euro për një sezon, duke lënë shumë mbrapa Leo Messin dhe Cristiano Roanldon. /Express/